Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja e dy vëllezërve në Shkodër, policia jep hollësi: Përplasja për motive pronësie


Policia e Shkodrës ka dhënë hollësi lidhur me plagosjen e dy vëllezërve, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm.

Sipas bluve, një 34-vjeçar është qëlluar me sende të forta pas një konflikti pronësie në Fshatin e Ri.

Pas përshkallëzimit të përplasjes, një person me iniciale Xh.F. ka qëlluar me armë zjarri 41-vjeçarin I.G., vëllai i 34-vjeçarit u qëllua me sende të forta.

Njoftimi

“Shkodër/informacion paraprak

Më datë 08.09.2021, rreth orës 09:15 në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Rrethinat,  Shkodër, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi  L.G., 34 vjeç. Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xh.F, ka plagosur me armë zjarri pistoletë  shtetasin I.G., 41 vjeç  vëllain e 34 vjeçarit ,  të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur  menjëherë shërbimet e Policisë  dhe vijon krehja e  zonës  me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë  ndodhet në vendngjarje  dhe vijon puna për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.”