Vendosni fjalën kyçe....

Vullkani që e ktheu një parajsë të ishujve Kanarie në një ferr të zjarrtë (VIDEO)


Cumbre Vieja ka nxjerrë rrjedha të freskëta llave, duke gllabëruar gjithçka në rrugën e saj, me apokalipsin e vullkanit që shkon në muajin e tretë në Ishujt Kanarie.

Pamjet e xhiruara tregojnë rrjedhat e shkëmbinjve të shkrirë që gllabërojnë ngadalë pemë pas peme. Javët e fundit, vullkani ka shkaktuar shumë lëkundje në baza ditore.

Që nga fillimi i shpërthimit më 19 shtator, llava ka mbuluar rreth 1,073 hektarë në ishullin La Palma, sipas sistemit të monitorimit satelitor të BE-së, Copernicus, duke shkatërruar mbi 2,650 ndërtesa në rrugën e tij. Më shumë se 7,000 banorë janë evakuuar.

Përveç rrezikut të dukshëm që lava paraqet për çdo krijesë të gjallë në afërsi të saj, kur shkëmbi i shkrirë takohet me ujërat e detit, ai gjithashtu mund të lëshojë gazra toksikë.

Të hënën autoritetet urdhëruan banorët e tre qyteteve bregdetare të qëndrojnë brenda, pasi shtëllungat e dendura të avullit dilnin nga deti. Hiri dhe tymi që Cumbre Vieja po dërgon në ajër po i bëjnë fluturimet drejt dhe nga La Palma të pasigurta, me aeroportin lokal të mbyllur nga e shtuna deri të enjten në mëngjes.

Shpërthimi gjithashtu ka bërë që ishulli La Palma të fitojë 46 hektarë të tjerë, ndërsa llava që derdhet në det ftohet dhe ngurtësohet.