Vendosni fjalën kyçe....

Largohet për t’iu fshehur policisë pas goditjes me thikë në Tiranë


Largohet për t’iu fshehur policisë pas goditjes me thikë në rrugën “Konferenca e Pezës” në Tiranë.

“Më datë 07.09.2021, rreth orës 15:45, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi G. V., ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin G. B., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Është bërë shpallja në kërkim e shtetasit G. V dhe po punohet për kapjen e tij.”, jep detaje policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.