Vendosni fjalën kyçe....

Bardeli: Çmimet e ushqimeve në rritje, qeveria ndan tortën e buxhetit me oligarkët


“Çmimet e ushqimeve të shportës për çdo familje shqiptare kanë ardhur në rritje. Duke filluar nga buka, qumështi e zarzavatet, çmimet po bëhen përditë e më të papërballueshme për familjet e thjeshta shqiptare!

Pa rritjen e pagave, pa përdorimin e subvencioneve te duhura në bujqësi, pa uljen e çmimit të karburantit për transportin, tendenca drejt varfërisë së familjeve në vend po merr vrull dramatik!”, shkruan në emër të Partisë Demokratike deputetja Greta Bardeli.

Sipas demokratëve qeveria po ndan tortën e buxhetit të shtetit me oligarkët.

“Paratë publike përpihen frikshëm nga zyrtarë të lidhur me grupet e kriminalizuara. PPP-të, tenderat publikë apo sekretë, janë rruga më e shpejtë e pasurimit të njëmijë njerëzve me firmë e vulë në xhepat e tyre.

Paçka se vendi ynë gëzon burime natyrore, falë të cilave shqiptarët duhet të kishin pasurinë për frymë më të lartë se vendet e rajonit, familjet shqiptare kanë të ardhurat më të ulëta se çdo vend tjetër në rajon.

Kjo ndodh sepse shqiptarët janë të grabitur nga një pushtet që punon kundër interesave të shumicës dërrmuese në Shqipëri!

Ndodh sepse bashkë me votën, shqiptarëve u është marrë perspektiva për një qeverisje më të mirë, që garanton mirëqënie për të gjithë.”, shprehet më tej Bardeli, sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në PD.

Demokratët, siguron Bardeli, do t’u garantojnë shqiptarëve një jetë më të mirë dhe zhvillim te qëndrueshëm ekonomik dhe social.