Vendosni fjalën kyçe....

6 palestinezë arrastisen nga burgu në Izrael, hapin tunel poshtë lavamanit (Video)


Gjashtë palestinezë arratisen nga një burg i Izraelit duke hapur një tunel poshtë lavamanit në njërën prej qelive.

5 prej të arratisurve ishin pjesë e lëvizjes së Xhihadit Islamik, ndërsa i ish-komandant i grupit të armatosur pranë partisë “Fatah”, raportojnë mediet ndërkombëtare.

Të burgosurit shokë qelie janë Zakariye Zubeidi, 46 vjeç, një ish -udhëheqës e partisë Fatah në qytetin verior të Bregut Perëndimor, si dhe pesë anëtarë të Xhihadit Islamik Palestinez që vuajtën dënime të përjetshme për përfshirje në sulmet ndaj izraelitëve gjatë kryengritjes palestineze në vitet 2000.

Të arrestuarit e tjerë u identifikuan si: Monadel Yacoub Nafe’at, 26 vjeç, Yaqoub Qassem, Yaqoub Mahmoud Qadri, 49 vjeç, Ayham Nayef Kamamji, 35 vjeç, dhe Mahmoud Abdullah Ardah, 46 vjeç. Katër prej tyre ishin dënuar me burgim të përjetshëm.