Një sasi eksplozivi i është vënë në orët e para të mëngjesit makinës së një efektivi policie në Durrës.
Nga shpërthimi i mjetit në pronësi të efektivit me iniciale L.K. ka vetëm dëme materiale.
Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar disa persona që dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Njoftimi
“Më datë 03.09.2021, rreth orës 06:25, në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në mjetin e parkuar para banesës, në pronësi të shtetasit L. K.,(punonjës policie), nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”