Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj bëhet pjesë e fushatës të kandidatit të PDK-së për Prishtinën


Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është bërë pjesë e fushatës së kandidatit të PDK-së për Prishtinën në zgjedhjet lokale.

Veliaj ka shkuar në shtëpinë e Uran Ismailit, strategji të cilën kandidati i PDK-së po e përdor në fushatë duke shkuar dhe qëndruar në shtëpitë e votuesve të kryeqytetit të Kosovës. 

Veliaj gjatë takimit tha se kishte parë programin e Ismailit dhe i kishte pëlqyer vizioni i tij.

Pas dy muajve duke bujtë n’qytet e n’fshat, me Arizonën, Umën e Omerin e pritëm në shtëpinë tonë kryetarin shembull të Tiranës, Erion Veliaj. Biseda t’gjata me këshilla e shumë humor. Plot ide me vizion t’përbashkët për kryeqytete t’gjelbra e funksionale. Erioni na ndihmoi të nesërmen t’ia lëmë Prishtinës edhe një punë të mirë – mbjelljen e drunjve dhe ndreqjen e fushës të basketit në Breg të Diellit, lagjen ku unë jam rritë”-ka shkruar Ismaili.

Por gjatë takimit, nuk mund  të mungonte as dora e Veliajt në ndërtimin e kësaj video elektorale, ata u shfaqën duke mbjellë pemë në Bregun e Diellit, formë kjo e përdorur nga kryebashkiaku i Tiranës i cili sa herë pret të ftuar i merr për të mbjellë pemë.