Vendosni fjalën kyçe....

KLGJ-ja zbardh argumentet për shkarkimin e Dvoranit: Mandati juaj ka mbaruar në 2014


Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zbardhur argumentet se pse vendosi që të mbaronte mandatin e Ardian Dvoranit si Gjyqtar në Gjykatën e Lartë dhe njëherësh Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në shkresën bërë me dije për Dovranin, KLGJ-ja i deponon se mandati i tij ka mbaruar që në vitin 2014 ndërsa edhe me emërimin e 3 gjyqtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë, pozicioni i tij ka tejkaluar afatin për qëndrimin në detyrë.

KLGJ-ja e fton të shprehë qëndrimin në lidhje me të drejtën për të ushtruar profesionin pranë një gjykate apeli.

KLGJ-ja i kërkon ndër të tjera zotit Dvorani të japë me shkrim qëndrimi e tij për pozicionin tjetër ndërsa ka afat 1 javë.

Shkresën e plotë të KLGJ-së drejtuar Dvoranit e gjeni këtu


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *