Vendosni fjalën kyçe....

80% e buxhetit të Afganistanit zhduket sa ‘hap e mbyll sytë’


Për qeverisjen e një vendi, 1.6 miliardë dollarë para në dorë nuk mund të shkojnë shumë gjatë. Kjo është ajo që ka ngelur në buxhetin e Afganistanit e që do përdoret nga talibanët që kanë marrë pushtetin.

Për dy dekadat e fundit, rreth 80% e buxhetit të Afganistanit është financuar nga SHBA dhe donatorë të tjerë ndërkombëtarë. Tani, gjithçka është zhdukur.

Javën e kaluar, FMN -ja vendosi që Afganistani nuk do të jetë më në gjendje të ketë qasje në burimet e tij, përfshirë mbi 370 milionë dollarët e vendosur për të mbërritur më vonë këtë muaj.

Administrata e Biden njoftoi gjithashtu se asetet e bankës qendrore të Afganistanit në SHBA nuk do të viheshin në dispozicion të talibanëve, të cilët kanë qenë në listën e përcaktimit të sanksioneve të Departamentit të Thesarit që nga 11 shtatori.

Sipas mediave dhe ish-zyrtarëve afganë, SHBA ka ngrirë gati 9.5 miliardë dollarë asete që i përkasin bankës qendrore të vendit.

Gjermania, një nga donatorët kryesorë të Afganistanit, gjithashtu ka ndaluar ndihmën e zhvillimit prej 500 milionë dollarësh këtë vit. Të tjerët kanë kërcënuar se do të bëjnë të njëjtën gjë. BE kishte premtuar 1.4 miliardë dollarë gjatë katër viteve të ardhshme në ndihmë afatgjatë dhe urgjente, por tani po i vendos ato fonde në pritje.