Vendosni fjalën kyçe....

U kapen 26 kilogramë kanabis, pranga 2 personave në Sarandë


Dy persona janë ndaluar në Sarandë pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin udhëtonin u gjet një sasi prej 26 kilogramësh kanabis.

Ata u ndaluan në vendin e quajtur ‘Ura e Çukës’ në Sarandë ndërsa drogën e kishin futur në bagazh.

Në pranga kanë rënë 47-vjeçari me iniciale S.H. dhe 30-vjeçari me iniciale J.Xh.

Njoftimi i policisë

Sarandë

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar ‘Çuka’. Sekuestrohen 26 kilogramë kanabis sativa në një automjet. Vihen në pranga dy shtetas. Në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e rasteve në drejtim të fushës së narkotikëve dhe vendosjen e autorëve para përgjegjësisë penale, Strukturat e Narkotikëve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë bashkë me Patrullën e Përgjithshme  kanë bërë finalizimin e operacionit “Çuka” nëpërmjet informacioneve të marra në rrugë operative.

Në kuadër të këtij operacioni, në ndjekie e sipër u bë bllokimi i një automjeti tip Benz në vendin e quajtur ‘Ura e Çukës’ Sarandë, i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike. Menjëherë pas kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në pjesën e bagazhit është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 26 kilogram e dyshuar e llojit kanabis sativa.

Në vijim të veprimeve proceduariale, Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetasit që ndodheshin në mjet S.H., 47 vjeç dhe J.Xh., 30 vjeç, me banim në Ksamil, si autorë të veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *