Vendosni fjalën kyçe....

Mbante armë në shtëpi, prangoset 36-vjeçari në Dibër


Mbante armë zjarri në banesë, vihet në pranga 36-vjeçari si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë babai i tij. Sekuestrohen një armë zjarri pushkë, një armë gjahu dhe një gjerdan me fishek.

“Shërbimet kanë ushtruar kontroll në banesën e 36- vjeçarit, në fshatin Çidhën, dhe si rezultat gjetën të fshehura një armë zjarri pushkë, një armë gjahu dhe një gjerdan me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

E.T, 36 vjeç, banues në fshatin Çidhën, njësia Administrative Arras, Dibër, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi M. T., 67 vjeç (babai i të arrestuarit).”, jep hollësi Policia e Dibrës.