Vendosni fjalën kyçe....

Uruguait s’i vlen fitorja, Koreja e Jugut përmbys Portugalinë në fund, kualifikohen të dyja


Uruguait nuk i ka bërë punë fitorja ndaj Ganës 2-0 duke u eliminuar bashkë me ekipin afrikan.

Amerikanojugorët bënë një ndeshje mjaft të mirë duke i shënuar të dy golat në pjesën e parë të takimit, duke i dhënë një goditje të rëndë Ganës, e cila kishte nevojë vetëm për një barazim për të shkuar më tej.

Ekipi afrikan tregoi shumë pak nga vlerat e tij duke u larguar në shtëpi. Në ndeshjen tjetër, Koreja e Jugut arriti një fitore tejet të rëndësishmë ndaj Portugalisë.

Edhe pse u gjend në disavantazh të një goli, pasi luzitanët shënuan që në minutën e 5’ me Horta. Koreanojugorët bënë një ndeshje spektakolare.

Fillimisht ata barazuan në minutën e 27’ me Kim Young-gwon e më pas shënuan golin e fitores me Hwang Hee-chan në minutën e 91’ të sfidës.

Portugalia e Koreja e Jugut u renditën në fund në dy vendet e para duke u kualifikuar në fazën finale të Botërorit të Katarit.