Vendosni fjalën kyçe....

Meghan dhe Harry e menduan mirë nëse do e tregonin për Oprah Winfrey emrin e racistit ndaj djalit të tyre


 

Meghan dhe Harry e menduan mirë nëse do e tregonin emrin e racistit që pyeti për ngjyrën e lëkurës së djalit të tyre, Archie, para se të lindtte shkruan “Daily Mail”.

Një botim i përditësuar i një biografie të çiftit “Të gjesh lirinë” thotë se ata e peshuan mirë ndarjen e këtij detaji në intervistën e tyre televizive me Oprah Winfrey.

Sidoqoftë, Meghan përfundimisht i tha moderatores se zbulimi i identitetit të individit do të ishte “shumë i dëmshëm për ta”.

Mbi akuzat për racizëm në intervistën Oprah, libri kritikoi faktin se përgjigja e Pallatit Buckingham ndaj pretendimeve nuk përmbante asnjë denim.

Autorët pohuan se William ishte “i zemëruar” që çështjet familjare ishin diskutuar publikisht gjatë transmetimit të marsit.

Menjëherë pas përfundimit të intervistës, ai u pyet në lidhje me pretendimin e çiftit se një pjesëtar i familjes mbretërore kishte shprehur “shqetësim” për ngjyrën e lëkurës së Archiet para se të lindte.

Ndërsa William u largua nga një shkollë që kishte vizituar në Londrën lindore, një reporter e pyeti: “A është Familja Mbretërore një familje raciste, zotëri?”. Ai u përgjigj: “Ne nuk jemi aspak familje raciste.”

Avokatët e Harryt dhe Meghanit janë distancuar nga biografia “Të gjesh lirinë”, duke e përshkruar atë si të paautorizuar.