Vendosni fjalën kyçe....

Tre humbje jete e 844 raste të reja me Covid-19 në vend


Tre pacientë kanë humbur jetën në vend lidhur me pandeminë Covid-19.

Personat që kanë humbur jetën janë një 20-vjeçar nga Korça me sëmundje bashkëshoqëruese, një 69-vjeçar nga Shkodra dhe një 81-vjeçar nga Vlora.

Së fundmi në vend janë kryer 7725 testime nga të cilat janë gjetur 844 raste të reja. Në spitalin Infektiv po mjekohen 91 pacientë. Që prej nisjes së pandemisë në vend numërohen zyrtarisht 2,483 humbje jete.