Vendosni fjalën kyçe....

Rakacolli: Masat janë marrë në përputhje me nivelin e infektimeve, vendi nuk ka arritur imunitetin e tufës


Zëvendësministra e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, deklaroi mbrëmjen e sotme se masat shtrënguese janë marrë në përputhje me nivelin e infektimeve.

Në sugjerimet që kemi bërë nuk e kemi bërë duke parë eksperiencën e vendeve të tjera por në përputhje me situatën. Pra, çdo masë që është marrë është marrë në përputhje me numrin dhe hetimin epidemiologjik, duke analizuar arsyen. Masat janë marrë gjithmonë në përputhje me nivelin e infektimeve dhe në përputhje me çka shkenca epidemiologjike sugjeron për ato numra se çfarë masash duhen marrë” – tha Rakacolli.

Më tej Rakacolli shtoi se në vend nuk është arritur akoma imuniteti i tufës nga infektimet natyrale.

Nuk besojmë që kemi arritur imunitetin e tufës. ISHP po bën studim për përqindjen e njerëzve që janë prekur nga Covid-19”-deklaroi Rakazolli në emisionin Përballë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *