Vendosni fjalën kyçe....

“Gratë në burgjet kanadeze dhunohen e abuzohen seksualisht nga meshkujt biologjikë ‘transgjinorë’ – Deklarata e ish-së burgosurës


Të burgosurat femra në burgjet kanadeze janë të rrezikuara nga dhuna e të dënuarve biologjikisht meshkuj që identifikohen si gra, por askush nuk është i gatshëm të diskutojë çështjen nga frika se mos etiketohen si transfobike, tha një aktiviste për RT.

Heather Mason, e cila shërbeu në sistemin e burgjeve të Kanadasë, tha se ajo përjetoi rreziqet që vijnë nga vendosja e burrave biologjikë në burgjet e grave.

Kanadaja i lejon burrat të zgjedhin vuajtjen e dënimit në një burg femrash nëse thonë se identifikohen si gra – pavarësisht nëse i janë nënshtruar apo jo operacionit ose terapisë hormonale.

Ajo tha se ngacmimet seksuale nga të burgosurit trans vazhduan edhe pasi ajo u transferua në një strukturë federale.

Gratë e tjera kanë raportuar se janë ngacmuar e sulmuar seksualisht nga të burgosurit trans, sipas Mason. Ka pasur gjithashtu raste të përleshjeve të rënda fizike, duke bërë që gratë e burgosura të ‘mbanin armë përreth’ për t’u mbrojtur.

“Ato po fusin kanaçe supash në çorape sepse e dinë që po luftojnë me meshkuj dhe jo me femra. Ka një ndryshim vërtet të madh të fuqisë mes tyre. Nuk është normale që gratë në burgjet kanadeze të shqetësohen për sigurinë e tyre fizike,” vuri në dukje Mason.

Dhe ndërsa politika që ka çuar në abuzim dhe dhunë është faturuar si një mënyrë për të mbrojtur të drejtat e njeriut për të gjithë, pak janë të gatshëm të mbrojnë gratë e burgosura që nuk kanë mundësi “ankimimi.

Askush nuk dëshiron të flasë për të. Ata nuk duan të raportojnë për të. Na thuhet se po gënjejmë, se nuk po ndodh, se kemi pikëpamje fanatike, se jemi transfobikë.”

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani