Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen zjarri në aeroportin e Kabulit mes operacioneve të evakuimit (Video)


Një zjarr ka shpërthyer në ‘Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai’ në Kabul, Afganistan, në mes të përpjekjeve të evakuimit të vazhdueshëm. Pamjet video tregojnë një re tymi që ngrihet nga aeroporti.

Deri tani nuk ka shumë hollësi mbi shkaqet e zjarrit e as përmasat e tij, por videot e postuara në mediat sociale tregojnë një re të mjegullt tymi që ngrihet nga aeroporti, i cili ka qenë pika qendrore e përpjekjeve të evakuimit të SHBA-së dhe vendeve të tjera perëndimore javën e kaluar.

Situata e sigurisë në aeroport mbetet e brishtë, me trupat amerikane dhe aleate që punojnë për të evakuuar mijëra civilë të tyre dhe refugjatë afganë nga Kabuli.

Disa orë para shpërthimit të zjarrit, trupat amerikane dhe gjermane u përleshën me armë me sulmues të panjohur, në një shkëmbim zjarri që la një ushtar afgan të vdekur.

Të paktën 20 persona kanë vdekur në aeroport gjatë javës së kaluar, tha një zyrtar i NATO -s për Reuters të dielën.