Vendosni fjalën kyçe....

‘S’i dua lekët’ – Rishfaqet Mihal Kokëdhima, pas spanjollëve përplaset me pushues shqiptarë për dy shezlongë (Video)


Të gjithë e mbani mend videon që qarkulloi para dy viteve në Porto Palermo, ku Mihal Kokëdhima, pas debatit me disa pushues spanjollës e shoqëruesin e tyre shqiptar, i kërcënoi duke u ngjitur mbi kofanon e makinës.

Kokëdhima bëri disa kilometra ashtu në pamjet që bënë xhiron e botës ndërsa përplasja i kushtoi shtrenjtë pasi IKMT-ja i prishi lokalin pa leje në bregdetin e Porto Palermos.

Kësaj here Kokëdhima është shfaqur sërish duke u përplasur me disa pushues shqiptarë. Kësaj here molla e sherrit janë bërë dy shezlongë që ishin zënë nga ana e pushuesve.

Teksa debati zhvillohet me tone të larta, pushuesi i ifron Kokëdhimës lekët për shezlongët që kishtë zënë me familjen e tij, por ai nuk i pranon duke u kërkuar të larghen.

Pas kësaj debati ashpërsohet edhe më me palët që shajnë njëra-tjetrën ndërsa pushuesit dëgjohet që thotë se ka njoftuar policinë.

*Video Credit: JOQ