Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në flagrancë polici, qëlloi pranë rojes së një qendre tregtare


Arrestohet në flagrancë një efektiv policie pasi është bërë pjesë e një konflikti fizik me një roje të një qendre tregtare.

Në kërkim është shpallur edhe vëllai i policit.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. T., 35 vjeç, (punonjës policie) si dhe u bë shpallja në kërkim e vëllait të tij shtetasit A. T., 29 vjeç, pasi me datë 21.08.2021, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me rojen security të një qendre tregtare dhe dyshohet se shtetasi D. T., ka qëlluar me armë zjarri në tokë.”, jep detaje policia.