Vendosni fjalën kyçe....

Rama për medien italiane: Presim të vijnë deri në 3 mijë afganë


Vazhdojnë intervistat e kryeministrit Edi Rama mbi afganët për mediet ndërkombëtare, kësaj here për ato italiane.

Rama thotë për “Il Foglio” se do të presë deri në 3 mijë afganë.

“Është historia jonë që na e imponon. Ne kemi parë luftën dhe kemi ende kujtesë”, përgjigjet Rama në intervistën e tij për medien italiane.

“Italisë i them që të presësh refugjatët afganë është një detyrë”, ka vazhduar më tej Rama.

“Il Foglio” është një gazetë ditore me rreth 25 mijë kopje në ditë, themeluar nga gazetari Giuliano Ferrara në 1996.