Vendosni fjalën kyçe....

“150 politikane dhe gazetare afgane janë vendosur në Tiranë”, aktivistja thirrje për ndihmë


Aktivistja Dajana Berisha bën thirrje për t’u ardhur në ndihmë 150 grave afgane, mes tyre politikane dhe gazetare.

Berisha thotë se ato janë larguar së bashku me familjet e tyre nga Afganistani gjatë kësaj jave dhe janë vendosur në Tiranë.

“Çfarë nevojiten: Veshje, lodra për fëmijë, Paisje digitale (laptops), Ushqime,

Gjithashtu, jam në kërkim të organizatave që ofrojnë shërbime të shëndetit mendor, edukim online, punësim online”, njofton aktivistja në “Facebook”.

Sot kryeministri Edi Rama tha për një medie italiane se do të presim deri në 3 mijë afganë. Sipas informacioneve të deritanishme ata do të vendosen në Qytet Studenti dhe më pas në hotelet në bregdet.