Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrijnë në Kosovë 4 shqiptarët që gjendeshin në Afganistan


Mbërrijnë në Kosovë 4 shqiptarët që gjendeshin në Afganistan.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë bën të ditur se katër shtetasit e Kosovës, me të cilët ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë dhe u është ofruar ndihmë pas përshkallëzimit të situatës në Afganistan, janë evakuuar.

“Që nga përshkallëzimi i situatës atje, MPJD-ja ka qenë e angazhuar për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës me qëllim të largimit sa më të shpejt nga Afganistani.

MPJD-ja vazhdon ta mbajë të hapur linjën emergjente me numër +383 45 492 316, dhe është në dispozicion t’u ofrojë ndihmë të gjitha rasteve të reja që eventualisht mund të lajmërohen në periudhën në vijim.”, njofton ministria në Kosovë.