Vendosni fjalën kyçe....

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Haiti, mbi 700 persona humbën jetën


Agjencia për Mbrojtje Civile në Haiti tha se numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin më 14 gusht, ka arritur në 724 dhe të paktën 2.800 persona të tjerë janë lënduar.

Haiti u godit nga një tërmet prej 7.2 shkallësh.

Agjencia tha se shumica e viktimave ishin nga pjesa jugore e vendit dhe se ekipet e shpëtimit kanë arritur që të nxjerrin shumë njerëz të gjallë nga rrënojat e shtëpive, hoteleve, kishave, që u dëmtuan nga tërmeti i fuqishëm.

Dëme të mëdha janë raportuar në qytetin Jeremie, shtëpi e 200.000 banorëve. Dëme po ashtu ka edhe në qytetin Les Cayes ku janë shembur shumë ndërtesa përfshirë edhe një hotel shumëkatësh.

Kryeministri Ariel Henry ka shpallur një muaj gjendje të jashtëzakonshme.