Vendosni fjalën kyçe....

Vatër zjarri në lagjen Goricë të Beratit, policia thotë se ishte i qëllimshëm


Foto ilustruese

Një vatër zjarri është regjistruar pak minuta më parë në Berat. Zjarri ka rënë në kurorën me pisha në malin Partizan, që shtrihet mbi lagjen “Goricë”.

Në vendngjarje kane mbërritur forcat zjarrfikëse të Beratit, që kanë bërë të mundur vënien e menjëhershme nën kontroll të vatrës së zjarrit.

Nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të kësaj zjarrvënie në kurorën me pisha në malin Partizan, që n.q.s. nuk do të ishte kapur në kohë do të rrezikonte seriozisht banesat muzeale të lagjes Goricë.