Vendosni fjalën kyçe....

Mediet franceze: Messi nënshkruan me PSG-në


Lionel Messi arrin marrëveshjen me PSG-në sipas medieve franceze.

Po kështu nesër pritet një konferencë për shtyp për detaje por ajo që dihet deri më tani është se kontrata është 2-vjeçare me një vit shtesë që do jetë opsional.

“Jam shumë i trishtuar! Nuk dua ta lë këtë ekip sepse është ekipi që dua”, tha ditë më parë Lionel Messi në konferencën e fundit nga sportklub “Barcelona”.

Teksa qante e fshinte lotët, Messi tha se ishte shumë e vështirë për të të “divorcohej” nga ekipi ku ishte rritur.

Futbollisti nuk dha detaje se për cilën skuadër do luante, ndërsa lajmet mbi të rejat më të fundit mbi kontratën e tij kanë qenë kryesoret në botën e sportit këto ditë.

Messi nisi të luante për Barcelonën në vitin 2004. Në fund Messi u shoqërua me duartrokitje të forta nga gazetarët e pranishëm.