Vendosni fjalën kyçe....

Rama takon Norën dhe Distrian: Uroj t’i vizitoj në Pejë për të mësuar për shkollën fantastike të tyre


Kryeministri Edi Rama ka takuar dy medalistet e arta të Lojërave Olimpike të Kosovës në xhudo, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqin.

Rama shkruan se uron që t’i takojë në Pejë për të mësuar për eksperiencën e shkollës së kampionëve.

Nder i madh të mikpres buzë Jonit dy kampionet e arta olimpike, Norën e Distrian, së bashku me Dritonin, trainerin e tyre fenomenal dhe miqtë e tjerë

Me respekt krejt të posaçëm për forcën e jashtëzakonshme të shembullit që na japin, uroj t’i vizitoj së shpejti në Pejë për të mësuar prej eksperiencës fantastike të shkollës së tyre të kampionëve”-shkruan Rama.