Vendosni fjalën kyçe....

Shitja e armëve në Kolumbi nën hetim nga prokuroria italiane, dyshime për përfshirjen e ish-kryeministrit D’Alema


Prej disa ditësh Massimo D’Alema është akuzuar si ndërmjetësues për shitjen e armëve në Kolumbi. Ka nga ata që e akuzuan se ka ndërmjetësuar shitjen dhe se ka fituar miliona së bashku me Fincanterin dhe Leonardon. Teza që ai i ka përgënjeshtruar menjëherë: “Të gjitha janë marrëzi”. Tani çështja e Kolumbisë ka mbërritur në Prokuroripas ankesës së paraqitur në Napoli për një ndërmjetës puliez. Megjithatë, ish-kryeministri e ka mbrojtur gjithmonë qëndrimin e tij, shkruan Il Giornale.

Çështja

Duhet të saktësohet se D’Alema nuk ka pasur asnjë rol zyrtar dhe në përgjithësi për momentin nuk ka asnjë profil kriminal në këtë aferë. Dhe ai dëshiron të theksojë se në gjithë këtë nuk ka kontrata me askënd. Qarkullimi i supozuar i operacionit do të ishte 80 milionë euro. Corriere della Sera shkruan për një ankesë nga Asambleja Parlamentare e Mesdheut (Apm) kundër disa subjekteve që do të identifikoheshin të cilët ishin përpjekur të akreditoheshin si ndërmjetës për shitjen e armëve duke përdorur dokumente false dhe do konsumonin hipotetikisht veprat penale të falsifikimit e mashtrimit.

Thirrja telefonike

Nicola Porro, prezantues i emisionit Quarta Repubblica në Rete 4 është kujdesur për rastin 80 milionë euro”. Programi ka publikuar një telefonë ku thuhet “Në këtë rast është një kontratë tregtare në masën 2% të shumës së biznesit. Është një vendim i jashtëzakonshëm, nuk ka qenë i lehtë për t’u arritur […] Vlera e kësaj kontrate është më shumë se 80 milionë”, ishte shpjegimi.

Roli i D’Alemës

D’Alema që nga viti 2013 ai nuk është më deputet. Aktualisht ai ushtron një aktivitet konsulence: ka kompaninë e tij dhe gjithashtu punon me Ernst & Young, ku është kryetar i bordit këshillues. Roli i tij është ai i konsulencës strategjike, marrëdhënieve, “por që ndërhyn në ndërmjetësimin e shitjeve”. Prandaj, detyra është “të mbështesë edhe kompanitë italiane jashtë vendit”.