Vendosni fjalën kyçe....

Motori përplas këmbësoren në Tiranë, plagoset 55-vjeçarja


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme ku një motor ka përplasur një këmbësore në Bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.

55-vjeçarja e plagosur është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 09.08.2021, rreth orës 15:40, në bulevardin “Gjergj Fishta”, motomjeti me drejtues shtetasin M. P., 30 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar, rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”- njofton policia..