Vendosni fjalën kyçe....

President kroat i përgjigjet homologut serb: Pavarësia e Kosovës diçka e kryer


Presidenti i Kroacisë i është përgjigjur homologut të tij serb lidhur me një deklaratë disa ditë më parë të ministrit të Jashtëm kroat.

Ministri Gordan Grliç Radman tha se në Kosovë mund të ngrihet një kamp ushtarak që do i shërbejë edhe më shumë qëndrueshmërisë së rajonit.

Deklarata e tij nuk u prit aspak mirë në Beograd që e cilësoi këtë gjë si provokim nga ana e Zagrebit zyrtar.

Ditën e sotme, presidenti i vendit Milanoviç tha se pavarësia e Kosovës është diçka e kryer tashmë, ndërsa Serbia nuk po di si të dalë nga kurthi ku e ka futur veten 30 vite më parë.

“Ushtarët kroatë janë në parim për ta mbrojtur Kroacinë dhe çfarëdo forme tjetër e bashkëpunimit është e dëshirueshme. Kosova është e njohur nga i gjithë Bashkimi Evropian, përjashtuar pesë vende, andaj është çështje e kryer. Nuk është provokim për Serbinë. Ata nuk dinë si të dalin nga kurthi ku e kanë futur veten 30 vjet më parë. çështja e pavarësisë së Kosovës ka çuar në luftëra. Vazhdimisht po manipulojnë me këtë. Është një mënyrë që përdoret për të mbajtur në tension votuesit e tyre”, ka thënë Milanoviç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *