Vendosni fjalën kyçe....

PD kërkon mos regjistrim të Qerim Ismailajt si kandidat në Mallakastër, Kolegji vendos 24 prillin për shqyrtimin e ankimit


Kolegji Zgjedhor ka përcaktuar sot, 24 prillin datën e shqyrtimit të ankimit të Partisë Demokratike për të mos regjistruar në zgjedhje si kandidat të Partisë Socialiste për Bashkinë e Mallakastrës Qerim Ismailajn, ku sipas lësaj force politike, Ismailaj preket nga ligji i dekriminalizmit.

Kolegji njofton gjithashtu se sot trupa gjykuese me Blerona Hasa (Relatore) si dhe anëtarët Marsela Dervishi, Sokol Ibi, Emona Muҫi dhe Alma Kolgjoka.

Në kërkesën e Partisë Demokratike thuhet se nëse nuk vendoset shfuqizimi i vendimit të Celibashit për ta konsideruar në rregull verifikimit e formularit të dekriminalizimit të Ismailajt, atëherë kërkohet që të detyrohet KAS të marrë vendim dhe të shprehet në lidhje me ankimin e paraqitur nga ana e Partia Demokratike e Shqipërisë.

Në një vendim të marrë më 10 prill Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve nuk e mori fare në shqyrtim kërkesën e bërë nga Partia Demokratike për çregjistrimin e kandidatit të PS Qerim Ismailaj për bashkinë e Mallakastrës. Në denoncimin e bërë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shkelur ligjin duke regjistruar Ismailajn në zgjedhje si kandidat ndërkohë qw ky vendim bie ndesh me ligjin e dekriminalizimit.

Ndërkohë që dje Partia Demokratike ka dërguar në KAS vendimin e Komisionierit të Zgjedhjeve Celibashi për të vendosur në fletën e votimit Qerim Ismailajn. PD thotë se regjistrimi i tij në zgjedhje është në proces ankimi dhe nuk mund të jetë në fletë votimi.

Në kërkesën e dorëzuar në KAS, PD kërkon shfuqizimin e vendimit të Ilirjan Celibashit të marrë ditën e shtunë dhe ndalimin e kandidatit të PS për postin e kryebashkiakut në Mallakastër.

Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj është dënuar në muajin shkurt nga GJKKO me 6 muaj burg, dënim që iu konvertua me 40 orë pune për interes publik, me akuzën për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Ismailaj është dënuar nga GJKKO për falsifikim dokumentesh, pasi ai ka rezultuar i dënuar më parë në Greqi, pasi ka rrahur një person në vitin 1999. Ismailaj nuk e kishte deklaruar këtë në formularin e dekriminalizimit, por ka thënë se s’ka qenë në dijeni të këtij dënimi në Greqi. Ka qenë vetë Partia Demokratike që ka denoncuar dënimin e Ismilajt në Greqi, që më pas u zbulua nga përgjigja e letër porosisë greke.