Vendosni fjalën kyçe....

Bashkia Korçë reagon për polemikat mbi Bregoviç: Refuzojmë të përfshihemi në një debat që synon të politizojë festën


Benila Terova, nënkryetare e Bashkisë Korçë

Bashkia Korçë ka folur mbi aktivitetin e Festës së Birrës ku është i ftuar të këndojë edhe këngëtari boshnjak Goran Bregoviç.

Nënkryetarja e bashkisë Benila Terova në një intervistë për News 24 ka thënë se festa synon respektimin e diversitetit kulturor entik të popujve të Ballkanit dhe i këndon paqes e harmonisë.

“Bashkia”,- thotë Terova, “nuk përfshihet në një debat që tenton të politizojë festën e birrës”.

“Për sa i takon debatit, bashkia e Korçës refuzon të përfshihet në një debat që tenton të politizojë festën e birrës. Festa e birrës është një festë masive e të gjithë shqiptarëve e cila synon respektimin e promovimin e diverstitetit kulturor etnik të popujve të Ballkanit. Festa i këndon paqes harmonisë që lidhin dhe jo ndajnë popujt. Vlerësimin për këngëtarin nuk mund ta bëjmë ne. Se kush është Bregoviç, mjafton të klikosh, vlerësimi profesional nuk i takon bashkisë Korçë”- shprehet ajo.