Ish-zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda ka kërkuar sot në Apel lehtësimin e masës së sigurisë ndaj saj por nuk ia ka arritur.
Gjykata e posaçme e ka lënë sërish në arrest shtëpie.
Gjithsesi Voda ka deklaruar se nuk ka kryer ndonjë shkelje ligjore apo ushtrim ndikimi.
Sipas përgjimeve Voda kishte marrë 1 mijë euro, një arkë me peshk dhe një telefon ryshfet për një punësim që do kryente në ministri.