Vendosni fjalën kyçe....

Real Madrid prezanton fanellat e dyta, tifozët nuk i pëlqejnë


Real Madrid ka publikuar fanellën e dytë që do të përdorë sezonin e ri në ndeshjet në udhëtim.

Nga Spanja raportohet se futbollistët e Carlo Ancelottit do t’i veshin këto fanella për herë të parë në miqësoren ndaj Milanit të dielën.

Në fanellat e dyta, bluja është zgjedhur si ngjyra kryesore, derisa ngjyra portokalli shërben për të kompozuar tre vija ikonike të Adidas, në lartësinë e shpatullave. Logoja, sponsori teknik dhe sponsori kryesor do të jenë në të bardha.

Sido që të jetë, në rrjetet sociale ka ardhur tashmë edhe reagimi i tifozëve, që nuk e pëlqejnë shumë fanellën e re të Los Blancos.