Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky akuza Rusisë në takimin me videomesazh të OKB-së, largohet para fjalës së ambasadorit rus


Këshilli i Sigurimit i OKB-së lejoi presidentin ukrainas Vladimir Zelensky t’i drejtohej asaj me videolidhje të mërkurën, pasi u bë një përjashtim nga rregullat.

Pasi denoncoi Rusinë, Zelensky vendosi të largohej përpara se ambasadori rus Vassily Nebenzia të etiketonte qeverinë e tij dhe mbështetësit e saj perëndimorë se janë kërcënimi kryesor për pavarësinë e Ukrainës.

Në prezantimin e tij, Zelensky argumentoi se liria e botës varej nga pavarësia e Ukrainës dhe akuzoi Rusinë për kërcënimin e një fatkeqësie bërthamore në termocentralin Zaporozhye dhe se ishte përgjegjëse për inflacionin, urinë dhe çmimet e larta të energjisë.

Kjo është hera e dytë që Këshilli i Sigurimit ka votuar për të anuluar rregullat e veta duke lejuar Zelenskyn të flasë me videomesazh pas fjalës në qershor.