Vendosni fjalën kyçe....

Takimi me George Soros “i hap telashe” kryeministrit pakistanez


Takimi mes miliarderit George Soros dhe kryeministrit pakistanez, Imran Khan, ka shkaktuar jo pak polemika në vendin aziatik, pasi partia islamike e pa atë si një “provë” të lidhjeve të tij me hebrenjtë dhe u zotua ta rrëzojë qeverinë.

“Luftën” ndaj Khan e ka paralajmëruar lideri i partisë politike islamike Jamiat Ulema-e-Islam Fazl (JUI-F), Fazlur Rehman, i cili gjithashtu udhëheq një aleancë të pesë partive të krahut të djathtë dhe të linjës së ashpër, të njohur si Muttahida Majlis-e-Amal (MMA).

Rehman njoftoi një protestë të madhe, të quajtur “Marshi i Lirisë”, e cila do të zhvillohet në 27 tetor, duke paralajmëruar autoritetet kundër çdo përpjekjeje për ta ndërprerë atë dhe duke siguruar përkrahësit e tij se “lufta” do të vazhdojë derisa qeveria të bjerë.

MMA, si dhe partitë e tjera të opozitës, kanë akuzuar vazhdimisht Khan për manipulim të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të kaluar dhe duke i kërkuar atij që të tërhiqet.

“Qeveria aktuale është rezultat i zgjedhjeve të rreme dhe rezultateve të rreme,” tha Rehman gjatë një konference për shtyp.

Ndërsa pretendimet e mashtrimit elektoral kanë qenë në tryezën e opozitës për mjaft kohë, fija e fundit që i dha zjarr reagimit opozitar ishte një takim midis Khan dhe themeluesit të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur, miliarderi George Soros në fund të shtatorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *