Vendosni fjalën kyçe....

Me video – Përplasje në Baldushk mes banorëve dhe policisë


Përplasje në Baldushk mes banorëve dhe punonjësve të Bashkisë Tiranë. Arsyeja? Pronat e tyre.

Kjo është video që tregon dinamikën e ngjarjes, ndërsa banorët të revoltuar mallkojnë ata që po prekin pronat e tyre.

Tensionet në fshatin Mustafakoç, Baldushk në një nga zonat më të preferuara në periferi të Tiranës nisën mes banorëve, Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake pasi sipas “Ora News”-it më shumë se 30 familje në zonë kundërshtojnë projektin ku është planifikuar ndërtimi i pallateve për banorët,  banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019. 

Gjëndja është e rënduar pasi banorët po shihnin se si po shkatërroheshin tokat e mbjella, për të cilat ata kanë derdhur mund dhe djersë. Madje një grua dëshmon se ka marrë kredi për ta punuar.

Banorët janë në proces gjyqësor.