Vendosni fjalën kyçe....

Investimet amerikane – Vizita surprizë e Grenellit në Tiranë te Rama dhe Meta


Richard Grenell është këto dy ditë në Tiranë. Në një takim mbajtur diskret nga Kryeministria, Grenell jo vetëm që e ka vizituar kryeministrin Edi Rama, por edhe ka drekuar me të.

E gjitha kjo ka ndodhur dje, të dielën, ndërsa vetë Grenell ka lajmëruar publikun.

Por sot, një vizitë surprizë Grenell duket se ka bërë edhe te presidenti Ilir Meta. Mbase për Metën nuk ka qenë dhe aq surprizë por për publikun po.

Ndryshe nga Rama, Meta e ka bërë publik faktin e një takimi mes tyre, ndërsa flet se do mbështesë investimet amerikane.

“Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Ambasadorin Grenell. Mbështes përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri.”, shkruan Meta.

Por presidenti jep edhe një detaj, që Grenell ka vendosur të udhëtojë në jug.

“Përpara vizitës të tij në Jug të vendit i dhurova librin “Albania from the Air”, një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare, pasi jam i sigurt se herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur””, shkruan më tej presidenti Meta.