Vendosni fjalën kyçe....

VKM-ja për kalimin e truallit të Teatrit te Bashkia, reagon Aleanca për Teatrin: Do padisim Braçen në SPAK


Aleanca për Teatrin ka reaguar mbi Vendimin e Qeverisë për të kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Adriana Kalaja thotë se ky është një lajm i trishtë dhe është pritur me shqetësim këto ditë. Sipas saj vendimi është marrë nga banditë që kanë marrë peng çdo gjë në këtë vend.

Ajo shprehet e habitur nga pasiviteti i opozitës për këtë shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Ky është një lajm tepër i trishtë, të cilin e kemi pritur me shumë shqetësim këto ditë. Ky vendim është marrë nga disa banditë, të cilët kanë merr peng çdo gjë në këtë vend, çdo institucion shqiptar dhe dita-ditës na e tregojnë me karshillëk që bëjnë ç’të duan me ligjin dhe me Shqipërinë. Habitem nga mënyra pasive se si e pret opozita këtë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe ligjit”, u shpreh ndër të tjera Adriana Kalaja.

Kalaja më tej tha se do të padisë në SPAK zv.kryeministrin Erion Braçe, firmën e të cilit mban VKM-ja e kaluar dje në Këshillin e Ministrave.

I pari është Erion Braçe. Por do të çojmë gjithë drejtuesit e institucioneve që kanë qenë pjesë e padisë në Gjykatën Kushtetuese. Kryeministrin, ministren e Financave, të Kulturës dhe Kryetarin e Bashkisë”, tha Kalaja për Faxweb.