Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se plagosën me thikë 43-vjeçarin në Tropojë, shpallen në kërkim babai dhe dy djemtë


Tre persona, janë shpallur në kërkim në Tropojë pasi gjatë një konflikti të çastit dyshohet se kanë plagosur me thikë një person.

Nën në kërkim u shpallën shtetasit; N. M., 45 vjeç, Gj. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç, banues në fshatin Tetaj.

Në aksin rrugor Lekbibaj- Fierzë, këta shtetas në bashkëpunim me njeri – tjetrin, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet të mprehtë ( thikë) shtetasin P. Gj., 43 vjeç, banues në fshatin Fierzë, i cili është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Gjakovës.

Gjithashtu, i kanë dëmtuar me gurë automjetin tip “Volkswagen”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Plagosja e rëndë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës” , “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në bashkëpunim.