Vendosni fjalën kyçe....

Dua Lipa po bën një gabim, komentuesit ia vënë në dukje


Cili është gabimi i Dua Lipës tani që po pushon në vilën qeveritare në Dhërmi? Nuk është që takoi Veliajn dhe Ramën, jo.

Komentuesit i kanë kapur një detaj të rëndësishëm që ka shumë peshë. Një nga këngëtaret shqiptare më të njohura në botë dhe me miliona ndjekës nuk ka vendosur asnjëherë në fotot që ka hedhur nga bregdeti shqiptar vendndodhjen, ose atë që në anglisht quhet “Location”.

Një pjesë e ndjekësve të këngëtares në “Instagram” ia kanë vënë në dukje këtë fakt, duke i argumentuar se vendosja e lokacionit do i bënte goxha PR Shqipërisë dhe turizmit të saj në botë.