Vendosni fjalën kyçe....

“Regjia 12 milion lekë, skenografia 180 milion, udhëtimi 20 milion…si po vjedh Edi Rama”


“Rama do të shpenzojë 670 milion lekë për propagandë dhe u kërkon studentëve të protestojnë kundër pedagogëve dhe jo për kushtet mizerabël të konvikteve!!!”, kështu deklaron zëdhënësja e Partisë Demokratike, duke dhënë detaje mbi një samit që po organizohet së fundmi.

“Edi Rama do të paguajë 670 milion lekë për një aktivitet të quajtur “Samiti i Diasporës” ku çdo cmim i paraqitur eshte i fryre tej mase. Për regjinë e aktivitetit në ERTV kërkon të vjedhë në emër të emigrantëve plot 12 milion lek; një udhëtim Tiranë-Lezhë vendoset me çmimin 20 milion lekë d.m.th 25 mijë personi; vendosja e dy flamurëve në shtyllat e bulevardit të Tiranës vendoset me çmimin 22 milion lek; Transporti në “Expo City” që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës është llogaritur 10 milion lek; Skenografia e aktivitetit është llogaritur 180 milion lek. Vjedhje e hapur me paratë e shqiptarëve për të bërë propagandën qeveritare dhe për të mbushur xhepat e vet.”, detajon Zhupa.

Ina Zhupa

Sipas saj ky aktivitet është thjesht show i rradhës, me të cilin pretendon të përdorë shqiptarët që jetojnë jashtë për t’ju hedhur pak hi syve shqiptarëve që janë këtu.

“Jam e bindur që çdo shqiptar i ftuar në atë samit do ishte më i lumtur që këto para të shkojnë për të rregulluar sado pak një konvikt, apo për të paguar bursën e shkollës për studentët, se sa të përdoren si fasadë për qeverinë e nxirë nga skandalet e korrupsionit dhe shitblerjes së votave.”, komenton Zhupa.

Tabelë e publikuar nga Zhupa

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *