Vendosni fjalën kyçe....

Studentët shmangin rrugën poshtë dritares së Ramës (FOTO/VIDEO)


Studentët kanë nisur sot ditën e gjashtë të protestës. Pjesa e studentëve që mblidhen te Korpusi Universitar, i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit ku do bashkohen me grupet e tjera të studentëve.

Ajo që të bie në sy është fakti se në rrugëtimin e tyre nga Korpusi te Ministria e Arsimit, studentët e nisur nga Universiteti Politeknik e shmangin kalimin në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku ndodhen një pjesë e Institucioneve, ndër të cilët edhe Kryeministria.

Për të kuptuar se çfarë po ndodh, Hashtag.al ndoqi me kujdes itinerarin e ditës së sotme. Siç shihet nga videoja e mëposhtme si edhe nga harta e paraqitur, studentët e kanë shmangur kalimin nga “Bulevardi Dëshmorët e Kombit” dhe te godina e Kryeministrisë, duke vazhduar rrugën te Akademia e Arteve dhe duke ndjekur trajektoren e ish-Bllokut. Kush i orientoi në këtë itinerar sot studentët?! /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *