Vendosni fjalën kyçe....

Ne vetëm si sovranista nuk flasim dot


Nga Hysni Gurra

E para: Ne kemi raportin import-eksport nja 8 me 2 gjatë dimrit dhe 7 me 3 gjatë verës.

E dyta: 70 përqind e parlamentarëve (elita e kombit gjoja) tonë shkojnë vullnetarisht nëpër ambasada dhe spiunojnë e shpifin për njëri-tjetrin.

E treta: Ne s’kemi asnjë vend fqinj që na do, veç Kosovës, edhe atë, na do ajo, nuk e duam ne

E katërta: Ne s’kemi ushtri, s’kemi ore s’kemi, ushtari shqiptar kur merr pagesën e ushqimit ose të ndonjë misioni ndërkombëtar, gjysmën ose më shumë se gjysmën e parave ia çon ryshfet shefit.

E pesta: Asnjë lider politik në 30 vite nuk ka ndëshkuar me vepra aktet e paligjshme ose korruptive të paraardhësit të vet.

E gjashta: Vendet sovraniste bota gjithmonë i ka numëruar me gishtat e dorës, sot për sot janë, Amerika, Kina, Rusia, India, Pakistani, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia.

E shtata: Po ne ç’do të bënim me sovranitetin po ta kishim, kështu si jemi?

Duam të gjithë të parë, duam të gjithë pushtet, e duam të përjetshëm pushtetin, duam të gjithë të hamë në kurriz të tjetrit pa pyet për hakun apo dinjitetin e tij.