Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Ambasadorja të kërkojë falje, barin t’ia çojë Ramës


Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish për deklaratën e ambasadores amerikane në Tiranë që shtyu kreun e PD-së Lulzim Basha të mos lejojë që ish-lideri historik i saj të jetë në parlament në shtator.

Berisha në një intervistë për Ora Neës të lajmëruar më herët deklaroi se Yuri Kim duhet të kërkojë falje për deklaratën e bërë.

Më tej ai ironizoi dhe tha se “barin” ambasadorja t’ia çojë Edi Ramës me që ai pëlqen një lloj bari.

“DASH e pohon vetë se burimet që më kanë shpallur mua non grata i ka nga OJQ-të rajonale të sponsorizuara nga Soros. Këto janë një makineri e Sorosit që kanë prodhuar shpifje dhe trillime të vazhdueshme. Edhe mediat kanë dhënë informacion, kur këto media kontrollohen nga Rama në pushtet. Po ashtu edhe raportet anti-korrupsion të qeverisë së Ramës.

Nëse merren për bazë shpifjet në kundërshtarëve, çdo opozitë mund ta shkatërrosh. Unë qëndroj në të drejtën time dhe mbroj dinjitetin tim dhe të gjithë atyre që më kanë votuar qysh nga viti 1991. I rikujtoj zonjës Kim se ata shprehjen e barin e ke nga shokë socialistë. Të sugjeroj t’ua çosh atyre, se demokratët nuk hanë bar. Ajo duhet të kërkojë ndjesë shqiptarëve dhe demokratëve dhe barin t’ia çojë Edi Ramës se ai pëlqen një lloj bari dhe ta mbajë me shëndet”-deklaroi Berisha.