Vendosni fjalën kyçe....

Bëni kujdes dhe sot, temperaturat arrijnë deri 41 gradë celcius


Ndërsa dje u parashikua si dita më e nxjehtë e vitit duke u shoqëruar me uljen e temperaturave në darkë, sërish sot situate mbetet e njëjtë.

Temperaturat do të arrijnë nga 19-41 gradë celcius, duke sjellë nevojën për të qenë të kujdesshëm.

 “Deri në mesditë moti MBIZOTEROHET nga kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë Shqipërinë. Pasditja dhe mbrëmja VIJOJNE në të njëjtat kushte atmosferike, përjashtuar Veriun dhe zonat përgjatë kufirit lindor, të cilat do të kenë kalime vranësirash të lehta.

Temperaturat e ajrit nuk pësojnë ndryshime në vlerat minimale por ulen lehtë në vlerat maksimale  duke u luhatuar nga  19°C deri në 41°C.0

 Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.”, njofton “MeteoAlb”.