Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Takimet për minishengenin për të bërë foto, nuk ka lëvizje të lirë pa njohur Serbia Kosovën


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha komentoi takimib mbi minishengenin që u zhvillua në Shkup mes krerëve të qeverive të Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se këto takime po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe nuk prodhojnë asgjë të re përveç fotove.

Sipas Bashës, që lëvizja e lirë në rajon të realizohet, hapi i parë duhet të jetë njohja e ndërsjelltë e Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj që takimet po bëhen kaq shpesh, nuk e di se çfarë po prodhojnë, përveç fotove. Që lëvizja e lirë në rajon të funksionojë duhet të punohet për eliminimin e kërcënimit të fundit për stabilitetin në rajon, njohjen e ndërsjelltë të Kosovës dhe Shqipërisë. Lëvizja e lirë është një synim ku janë të përfshira vendet e Ballkanit Perëndimor. Që kanë dëshirë për të dalë në këto ditë të nxehta për të bërë fotografi nuk është një çudi e madhe për mua. Është një film i stërparë por po kthehet në një alibi për ngecjen në vend.