Vendosni fjalën kyçe....

Protesta për burimin e Sinecit, AZM-ja Elbasan pezullon punimet


Protestat prej 4-muajsh e banorëve të fshatit Lumas për të mos lejuar ndryshimin e ujërave të burimit të Sinecit ka bërë që të reagojnë strukturat shtetërore.

Pas inspektimeve të kryera në zonë nga ana e inspektoratit të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Elbasanit.

Ky institucion ka konstatuar se nga Bashkia Kuçovë dhe subjekti ndërtues “Salillari” sh.p.k janë kryer punime pa lejen përkatëse brenda zonës së mbrojtur të kanionit të lumit Sinec, zonë e mbrojtur kategoria e tretë.

Nëpërmjet një vendimi të marrë sot, më 29.07.2021, të publikuar nga BalkanWeb Administrata e Zonave të Mbrojtura Elbasan ka marrë masën e pezullimit të punimeve në këtë zonë.

Vendimi i marrë nga AZM Elbasan i është përcjellë mëngjesin e sotëm bashkisë Kuçovë, firmës Salillari dhe IKMT-së Berat. Ky vendim ka sjellë pezullimin e punimeve në kanionin e lumit Sinec,pasi Administrata e Zonave të Mbrojtura Elbasan ka verifikuar se kjo zonë është monument i mbrojtur i kategorisë së tretë.

Prekja e burimit të Sinecit prej disa muajsh ka sjellë përplasje mes banorëve të zonës dhe firmës ndërtuese.