Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi “thumbon” Kokën e Naçon: Ata që menduan për interesin e tyre i keni sot te PS-ja, votat e LSI-së s’ka shans të preken


Kryetarja e LSI-së ka deklaruar sot se nuk do ketë asnjë mundësi që votat e LSI-së të preken në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë një interviste me gazetarin Adi Krasta në ‘A Krasta Shwë’, Kryemadhi tha se jo vetëm votat nuk do mund të vidhen por asnjë mbështetës i forcës politike që drejton, nuk do mund të kërcënohet në terren.

“Votat nuk ka asnjë mundësi që votat në zgjedhjet e 25 prillit të vidhen pasi kjo ndodh nëse komisionerët shiten. Për LSI-në kjo nuk ka asnjë lloj mundësie të ndodhë pasi do përballen me qytetarët që do votojnë. Votat e LSI-së janë vota gjaku. Ne do i ndjekim hap pas hapi çështjet edhe pse sot sistemi i drejtësisë nuk funksionon. Votat tona nuk do vidhen dhe as nuk do mund të kërcënojnë militantët tanë në terren.” – tha Kryemadhi.

Ajo shtoi se qeverisja e re nuk do jetë arrogante duke ironizuar elementë të LSI-së që sot garojnë në radhët e Partisë Socialiste si ish-deputetët Nasip Naço e Lefter Koka.

“Kur institucionet janë drejtuar nga njerëz të shkolluar që i kanë marë vendet e punës me meritokraci, gjërat kanë funksionuar si duhet. Mjafton të përmend z.Vasili, znj. Gjosha, z. Panariti apo edhe z.Manjani. Arrogancën që ka qenë në LSI dhe menduan për familjen e tyre dhe vëllezërit e tyre, e keni sot në Partinë Socialiste, kanë kaluar andej.” – shtoi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *