Vendosni fjalën kyçe....

Në pyllin në mal afër një fshati në Shkodër kultivonin kanabis, kapen 6 në kërkim 2


Në pyllin në mal afër fshatit Gimaj në Shkodër kultivonin kanabis, kapen 6 në kërkim 2. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin kultivuar  bimë narkotike në një zonë malore të pyllëzuar.

“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Gimaj”. Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë.  Sekuestrohen lëndë narkotike cannabis sativa, armë zjarri dhe municion luftarak. 

Nga strukturat e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe Njësinë Operacionale të DVP Shkodër, në vijim të punës për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative është organizuar dhe finalizuar operacioni “Gimaj”.  

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: Gj. F., 56 vjeç, P. A., 23 vjeç, B. Rr., 22 vjeç, D. Q., 17 vjeç, M. K., 22 vjeçe dhe E. Gj., 24 vjeçe. Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit E. Gj. dhe Rr. Rr. 

Gjatë kontrollit është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një armë zjarri automatike me 2 krehër me fishekë.   Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, arma e zjarrit, krehrat me fishekë dhe 7 aparate celular.”, njofton policia.