Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarja në Peqin, policia: Punonjësi i burgut dyshohet u plagos nga një plumb qorr


Policia ka dalë me një sqarim lidhur me ngjarjen në Peqin ku një punonjës i burgut ka mbetur i plagosur.

Sipas policisë, shtetasi I.P dyshohet se është plagosur me një plumb qorr dhe ka marrë dëmtim të lehtë.

Më datë 28.04.2020, rreth orës 19.40, është lënduar lehtë dyshohet nga një plumb qorr, shtetasi I.P, 41 vjeç, punonjës i IEVP Peqin, i cili pas ndihmës së parë mjekësore, ndodhet në institucionin ku punon dhe po merret në pyetje nga Grupi Hetimor.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku vijon krehja e zonës dhe deri në këto momente nuk janë gjetur asnjë gëzhojë.

Grupi Hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *